INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioneri i BE, Hahn: Keni ende për të bërë, realizoni Reformën në Drejtësi! Rama kërkon takim me Bashën…

Komisioneri i BE, Hahn: Keni ende për të bërë, realizoni Reformën në Drejtësi! Rama kërkon takim me Bashën…

Publikuar më: 12:44 30-03-2016

Komisionerit për Zgjerim, në BE, Johannes Hahn ka qënë i pranishëm në disa takime me krerët e shtetit dhe drejtues të politikës. Ai në një nga tryezat më të rëndësishme, ku në fokus ishte reforma në drejtësi, ishte i qartë kur tha se kjo reformë duhet të realizohet sa më shpejt.
Pas takimit të nivelit të lartë për përmbushjen e 5 prioriteteve për hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian, Kryeministri Rama dhe Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian mbajtën një konferencë. Rama tha se takimi i sotshëm i dialogut e konfirmoi angazhimin e dyanshëm të Shqipërisë dhe KE për progresin e bërë drejt stacionit të radhës që është çelja e negociatave. Madje i drejtoi dhe një ftesë opozitës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“U vunë në dukje arritjet e reformave, që ndikojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e 5 prioriteteve për hapjen e nevociatave të anëtarësimit dhe u konfirmua nga ana jonë vullneti i palëkundur për të thelluar reformat me bindjen se nuk janë një detyrim që ia kemi Brukselit, por fëmijëve tanë të gjeneratës tjetër. U konfirmua angazhimi ynë për reformën e thellë të drejtësisë në një proçes që në raport me Brukselin, do të krijojë kushtet për të çelur negociatat, por më e rëndësishme në proçes. Jam gati ta përqafoj opozitën, unë e përqafoj opozitën se nuk e kam harruar kur isha vetë në opozitë dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve për dialog me qeverinë ndesheshim me murin shurdh që nuk i solli asnjë të mirë askujt. Bazuar në eksperiencën e dialogut të nivelit të lartë që ne mbajtëm sot kam rastin ta ftoj publikisht PD dhe lidershipin e saj të ulemi në një tryezë të nivelit të lartë mes nesh pa praninë e të tjerëve dhe do jem i gatshëm ta dëgjoj me respekt  çdo shqetësim të saj, pasi unë besoj se ekziston mundësia që mosdakordësitë tona ti trajtojmë në mënyrë të civilizuar.”

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin foli për rëndësinë e reformës në drejtësi duke i bërë thirrje palëve të pëshkrojnë edhe kilometrin e fundit.

Pjesë nga fjala e Hahn:

“Ka edhe sfida të tjera  si zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore, legjislacioni duhet të zbatohet shpejt dhe në të gjitha nivelet e mundshme. Dekrimanilizimi është kyç, ndërsa për reformën zgjedhore, puna ka filluar edhe me komisionin e posacëm parlamentar”, theksoi komisioneri duke sjellë në vëmendje se vitin tjetër do të kemi zgjedhje.Duhet të fokusohemi te reforma në drejtësi jo ti ndërlikojmë gjerat, fokusi duhet të jetë reforma, u bëj thirrje të gjithëve të ulen në tryezë e të bëjnë edhe kilometrin e fundit “.

Më herët Hahn u takua me Presidentin Nishani, ku mes reformës në drejtësi u diskutua dhe çështja e pronave si prioritet për anëtarësim në BE. Vetë Presidenti Bujar Nishani i ka kërkuar, Komisionerit Europian, Hahn, vëmendje më të madhe ndaj zhvillimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, me qëllim që ajo të mbështetet në rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe vëmendje ndaj trajtimit të pronave, pasi ligji i ri bie ndesh me standartet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Hahn u prit dhe në selinë blu nga, Kryetari i opozitë, Lulzim Basha 45 minuta me dyer të mbyllura. Basha pas takimit tha se i bëri të qartë komisionerit të BE, se situata në Shqipëri është dramatike.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

“Prania e Komisionerit është një rast i shkëlqyer për të shkëmbyer informacion për gjendjen aktuale në Shqipëri, që është jashtëzakonisht dramatike. Dy vjet më parë PE u investua për të zgjidhur një situatë kriminale në parlamentin e Shqipërisë për shkak të personave që ka sjellë Rama aty dhe sot, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pamundësisë së opozitës për të mbikqyrur qeverinë përmes komisioneve hetimore, sot, dy vite më vonë, jemi në të njëjtën situate. Ligji për dekriminalizimin që u miratua në minutat e fundit, nuk arriti të shmangë kandiminin e bashkiakëve me rekorde kriminale si në Kavajë, Krujë, Këlcyrë etj dhe përsëri ka mbetur peng i Edi Ramës. Javët e ardhshme mbetet vendimtare që të shihet nëse do t’i zbatojë ato.”

Article Logic
Execution time: 0.0037508010864258