INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyhet vizita e komisionerit të BE-së në Tiranë

Shtyhet vizita e komisionerit të BE-së në Tiranë

Publikuar më: 13:13 11-02-2018

Komisioneri i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos, do të vizitonte sot Tiranën. Por mësohet se vizita e zyrtarit grek është shtyrë për ditën e nesërme. Shkaqet deri tani janë të panjohura. Avramopoulos, komisionari për çështjet e brendshme, migracionin dhe shtetësinë në do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj lidhur me bashkëpunimin me Bashkimin Europian mbi emigracionin, sigurinë dhe menaxhimin e kufirit. Komisioneri do të jap një konference të përbashkët me ministrin Fatmir Xhafaj. Në axhendën e vizitës së tij dyditore Avramopoulos parashikon të takohet edhe me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos. Vizita e komisionerit grek të BE-së vjen në momentet kur Shqipëria prej hapjen e negociatave me BE-në dhe ka bërë disa hapa për të çliruar nga ngërçi marrëdhëniet me Greqinë. Komisioneri i BE-së, ka mbajtur postet e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Ministrit të Punëve të Jashtme etj.

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088