INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni Çështjeve Sociale, Vasili denoncon atë çka ndodhi

Komisioni Çështjeve Sociale, Vasili denoncon atë çka ndodhi

Publikuar më: 11:55 17-04-2018

Kreu i Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp denoncoi një zhvillim skandaloz sipas tij, siç ishte mbledhja e komisionit që ai drejton.

Sipas Vasilit, mazhoranca u mblodh për të miratuar “në mënyrë të përcunduar” ligjin për strehimin social, duke mos pritur ditën e nesërme siç ishte përcaktuar”.

Ndërsa thekson ai kanë miratuar ligjin për strehimin social në mënyrë të njëanshme.

“Në 90% ishte një ligj i rrëzuar në Kuvend sipas vetë komisionit të ligjeve me maxhorancë të majtë, sot për 24 orë që do të prishnin votën sipas këtyre mendjeshkurtërve dhe kjo pikë ku mund të arrinim në rrugën e konsensusit, sot kjo përpjekje u sabotua. Kjo me qëllim për të miratuar me mënyrë të përçudnuar ligjin, dispozitat e tij të orientohen që të përfitojnë ata që kanë teserën e partisë, apo në mënyra të tjera”, tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037