INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni Europian bën për ''dush të ftohtë'' qeverinë, financat për arsim dhe shëndetësi të ulëta

Komisioni Europian bën për ''dush të ftohtë'' qeverinë, financat për arsim dhe shëndetësi të ulëta

Publikuar më: 11:38 11-07-2019

Komisioni Europian ka analizuar programin e reformave ekonomike të Shqipërisë për vitin 2019-2021. Ekspertët shfaqen kritikë në lidhje me financat për arsimin dhe shëndetësinë duke u shprehur se ato janë të ulëta dhe nën mesataren e rajonit. E keqja nuk mbaron këtu, pasi fondet për këta sektorë do të ulen dhe më shumë. Parashikohet që fondet për arsimin do të bien nga 2.5% në 2.2% të PBB, ndërsa ato për shëndetësinë nga 3% në 2.7%. Në këto kushte nuk do të ketë buxhet të mjaftueshëm, që të trajtohet “ikja e trurit” dhe për pasojë emigracioni s’mund të frenohet. Më tej në raport renditen dhe një sërë problematikash të tjera si niveli i lartë i borxhit publik, mbledhja e taksave, papunësia e lartë tek të rinjtë, mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe në fund jo për nga rëndësia përmendet dhe rreziku i lartë për pagesat që duhet t’ju jepen koncesionarëve. E bëhet fjalë për rimbursimin e TVSH-së. Komisioni Europian ka marrë në analizë të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ndalet më tepër tek Partneriteti Publik-Privat, që ka arritur në vlerën e 31% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pritet që përgjatë vitit 2019 të shtohen dhe me 15%. Një pikë tjetër shqetësuese është dhe informaliteti i lartë në një vend si i yni me të ardhura të ulëta publike. Ndaj dhe qeveria këshillohet që të mos rrisë më taksat, por të shfrytëzojë hapësirën që ka nga evazioni fiskal. Evazioni i TVSH-së ka kapur nivelin e mbi 30% dhe rreth 30% e të punësuarve rezultojnë të padeklaruar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016520023345947