INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni Europian ‘’refuzon’’ idenë e opozitës: ‘’Kjo masë kundër përpjekjeve për në BE..’’

Komisioni Europian ‘’refuzon’’ idenë e opozitës: ‘’Kjo masë kundër përpjekjeve për në BE..’’

Publikuar më: 20:03 18-02-2019

Komisioni Europian shprehet kundër vendimit të opozitës së bashkuar shqiptare për djegien e mandateve.

Ndryshe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila beson se djegia e mandateve i hap rrugë integrimit të Shqipërisë në BE, zëdhënësja e KE-së Maja Kocijancic thotë se “thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformave të vendit në BE”.

Zëdhënësja e KE iu përgjigj interesit të gazetarit të ATSH lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

“E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformës së vendit në BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Kocijancic.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715