INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni Europian/ Rekomandohet hapja e negociatave me Maqedoninë në Qershor

Komisioni Europian/ Rekomandohet hapja e negociatave me Maqedoninë në Qershor

Publikuar më: 21:06 28-03-2019

Komisioni Europian në Strasburg, ka rekomanduar fillimin e negociatave midis Maqedonisë dhe Bashkimit Europian gjatë muajit Qershor.

Komiteti Parlamentar i cili sot e ka mbajtur takimin e tij të 16-të nën kryesimin e përbashkët me Alojz Petrle (EPP, Slloveni) dhe Goran Milevski ( Nga Partia Demokratike, Republika e Maqedonisë së Veriut), shkëmbyen mendime për marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, pasi u miratua seria e rekomandimeve.

Në rekomandimet nga Komisioni Europian, u përshëndet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës, që e zgjidhi çështjen dhjetë vjeçare për emrin dhe i përforcoi perspektivat e Maqedonisë së Veriut për inkuadrim në BE dhe në NATO.

Në Raportin e Komisionit Evropian nga 17 prilli i vitit 2018 dhe rekomandimet për hapjen e negociatave për inkuadrim, mendohet se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës e tregon përcaktimin e qartë të Maqedonisë së Veriut për avancimin në marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe për vazhdimin e zbatimit të reformave lidhur me BE-në.

Në rekomandim raportohet se është miratuar avancimi i arritur nga Maqedonia e Veriut dhe njëkohësisht është inkurajuar për të vazhduar me përpjekjet e saj për konsolidim e mëtejshëm të reformave të cilat nga rëndësia janë të rëndësishme për vendin, veçanërisht në fushën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformat në administratën publike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564