INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni Evropian: Duam rezultate konkrete nga Shqipëria, kujdes azilantët

Komisioni Evropian: Duam rezultate konkrete nga Shqipëria, kujdes azilantët

Publikuar më: 15:27 06-10-2017

Komisioni Europian kërkon rezultate të prekshme nga Shqipëria, veçanërisht në zbatimin e Reformës në Drejtësi, verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Bruksel u zhvillua takimi i 8-të i Komitetit të Stabilizim- Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Sa i përket vendit tonë, Komiteti i Stabilizim-Asociimit mori në konsideratë zhvillimet më të rëndësishme të vitit të kaluar në fushat e sundimit të ligjit, reformës së administratës publike, tregtisë, zhvillimit ekonomik, bujqësisë dhe peshkimit, industrisë, tregut të brendshëm, shoqërisë së informacionit, politikave sociale, transportit, energjisë dhe mjedisit. Gjithashtu, u rishikua edhe gjendja aktuale në lidhje me zbatimin e ndihmës financiare të BE.
Komisioni Evropian përshëndeti përparimin pozitiv në të gjitha fushat dhe theksoi nevojën për të parë rezultate të prekshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë dhe në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe për të vazhduar progresin në të gjitha prioritetet kyçe, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, reformën e administratës publike dhe të drejtat themelore.
Përtej pesë prioriteteve kryesore, Komisioni Evropian theksoi se ka çështje të tjera të rëndësishme që duhet të trajtohen. Në veçanti Komisioni pranoi angazhimin e autoriteteve shqiptare në trajtimin e fenomenit të aplikimeve të pabazuara për azil në shtetet anëtare të BE-së dhe u kërkoi atyre të vazhdojnë përpjekjet për të adresuar këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0038821697235107