INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni hetimor për CEZ, Ristani përleshet me Ballën

Komisioni hetimor për CEZ, Ristani përleshet me Ballën

Publikuar më: 18:09 15-02-2017

Seanca e sotme e Komisionit për hetimin e “aferës CEZ” është ndërprerë vetëm pak minuta pas nisjes. Shkak është bërë konfrontimi fizik mes kreut të Komisionit, Taulant Ballaa dhe Arben Ristanit. Balla e ka akuzuar Ristanin se po merrte në mbrojtje persona të përfshirë në aferën “CEZ” duke mos i dhënë as të drejtën e fjalës.

Kryetari i Komisionit Hetimor të CEZ, Taulant Balla, ka thënë se Shkëlzen Berisha tallet me komisionin duke mos u paraqitur.

Por kjo gjë nuk i ka shpëtuar Arben Ristanit, i cili tha se Balla ka konflikt interesi me dëshmitarin Berisha.

Duke diskutuar një shkresë të Komisionit Hetimor, situata është tensionuar.

Deputeti Arben Ristani i ka mbyllur mikrofonin Taulant Ballës, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në momentin që ai flet.

Pas kësaj, Ristani është çuar nga karrigia dhe është larguar nga salla.

Biseda e plotë:

Ristani: E vërteta është kjo. Është bërë një transaksion 2009-n dhe është marrë një masë në 2017-n. Tetë vjet më vonë.

Balla: Ke qenë ti në pushtet.

Ristani: Shteti ka vazhdimësi dhe nuk ka lidhje me pushtetin. Vëre pak vathë në vesh. Në këto raste hyn afati i parashkrimit. Unë nuk marrë në mbrojtje askënd.

Balla: Pse bën avokatin…

Ristani: Mos më ndërhyj kur flas.

Balla: Pse bën avokatin e Nue Kalajt? Çfarë të lidh ty që bën avokatin. Unë thuaj, kam marrë në mbrojtje atë që ka vjedhur 6 mln euro?

Ristani: Do më lësh të flas? Ka mundësi ta mbyllësh mikrofonin?

Ristani ngrihet dhe i fik mikrofonin Ballës.

Balla: Këtë mbledhje e drejtoj unë.  

Article Logic
Execution time: 0.002863883972168