INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni Hetimor për Metën, çfarë u diskutua në mbledhjen e parë

Komisioni Hetimor për Metën, çfarë u diskutua në mbledhjen e parë

Publikuar më: 13:16 11-07-2019

Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur këtë mesditë në mbledhjen e tij të parë parë.

Ky komision do të vendosë për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Në takimin e parë, kreu i komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se për një periudhë 3-mujore do të bëhet një hetim i plotë mbi vendimin e Metës, i cili më pas do t’i dorëzohet Kuvendit për veprime të mëtejshme.

“Ky komision hetimor ka për qëllim të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e presidentit të Republikës lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Ky komision referuar saktësisht vendimit 84, për një periudhë 3 mujore do bëjë një hetim të plotë për t'i paraqitur Kuvendit një raport përfundimtar.", tha Manja.

Nënkryetari i Komisionit hetimor për Metën Alban Zeneli deklaroi se ky komision duhet të jetë korrekt dhe transparent pasi në fund të tij merret vendimi nëse presidenti do vijojë apo jo të qëndrojë në det.

Ndërsa deputeti socialist Bashkim Fino, anëtari komisionit hetimor për Metën deklaroi gjatë mbledhjes se ajo që Meta e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve është vetëm një letër presidenciale pa asnjë fuqi ligjore.

Gjatë mbledhjes së sotme komisioni vendosi të zgjedhë sekretare deputeten socialiste Klotilda Bushkën, dhe dy bashkë-relatorët Halit Valteri dhe Alket Hyseni.

Article Logic
Execution time: 0.0050590038299561