Komisioni i Disiplinës nuk ka toleruar aspak incidentet e shkaktuara në ndeshjen Tirana – Laçi. Pamjet filmike nga korridori i “Selman Stërmasi” me përplasjet fizike midis Michael Ngo dhe zyrtarëve laçianë kanë sjellë përjashtimin nga aktivitetet futbollsitiek të tyre. Sulmuesi i bardhebluve do jetë 5 ndeshje jashtë fushave, ndërkohë Tirana do luajë 4 ndeshje pa tifozë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeqytetasve. Klubi tha se do apelojë vendimin dhe është kundër dënimeve kolektive, për faj të një individi. Ata gjithashtu do apelojnë edhe vendimin për Ngo, jo provokues i sherrit sipas tyre.