Komisioni i Disiplinës ka marrë sot vendim mbi ngjarjet e fundit në takimet Partizani-Tirana 2-1 dhe Laçi-Kukësi 0-0, të luajtura ditën e hënë.
Partizani është dënuar me një ndeshje pa tifozë në shtëpi, ndërsa Laçi me dy takime pa spektatorë në stadiumin e tij.
“KF Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhume apo ndërprerje të lojës, në bazë të Nenit 66//3/a të KDS-së dënohet me dy ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
“KF Partizani për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, duke hedhur brenda rrethimit të fushës e duke përdorur fjalor ofendues ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 66//3/a të KDS-së dënohet me një ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.