INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni i Disiplinës masa drastike, portieri pezullohet përjetësisht, Partizani pa tifozë dy ndeshje

Komisioni i Disiplinës masa drastike, portieri pezullohet përjetësisht, Partizani pa tifozë dy ndeshje

Publikuar më: 21:50 26-02-2019

Komisioni i Disiplinës ka marrë disa vendime drastike këtë javë në kampionatet shqiptare. Partizani dënohet me dy ndeshje pa tifozë brenda fushe dhe me gjobë 200.000 mijë lekë për incidentet ndaj ndeshjes me Flamurtarin. Edhe pse dy ndeshje pa tifozë, “Demat e Kuq” në derbin e ardhshëm kryeqytetas do kenë të pranishme tifozerinë e tyre.

Tifozët e Tiranës janë dënuar me 400.000 mijë lekë për shkak të trazirave me Skënderbeun. Bie në sy se kjo gjobë është dyfishi përkundër atyre të Partizanit dhe Komisioni shpjegon se kjo sjellje e ultrasve bardheblu është e përsëritur.

Gjithashtu në sy bie edhe dënimi me përjashtim të përhershëm nga aktivitetet futbollistike të portierit Rinev Danaj në ekipin e Kategorisë së Dytë, Shënkolli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221