Komisioni i Edukimit këtë të martë është përfshirë nga debate të shumta mes ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetes së PD-së Albana Vokshi.
Vokshi u kërkoi deputetëve të mazhorancës të mos bojkotojnë.
‘Sa herë hapni gojën bëni diferencën e qytetarisë’ iu drejtua Nikolla- Vokshit.
Menjëherë pas kësaj deputetja e PD-së i është drejtuar ministres me një pyetje lidhur me shkeljen e ligjit për aktet nënligjore të arsimit, çka ndezi debat në komision ku u përfshi edhe deputeti tjetër i PD-së Luçiano Boçi.
Vokshi i kërkoi ministres të flasë për Ligjin e Arsimit të lartë dhe a është shkelur ky ligj.