INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni i Ekonomisë, Braçe Balliut: Nuk ka mbledhje po nuk ike ti! [VIDEO]

Komisioni i Ekonomisë, Braçe Balliut: Nuk ka mbledhje po nuk ike ti! [VIDEO]

Publikuar më: 11:17 20-06-2018

Debatet e ashpra nuk kanë munguar as ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është përplasur me Kryetarin e Komisionit Erjon Braçe.

Ndërhyrja e shpeshtë e Balliut në fjalën e Braçes, e ka nxehur këtë të fundit, i cili ka mbyllur mbledhjen dhe është larguar nga salla.

Replikat midis Braçes dhe Balliut:

Balliu: Zoti kryetar, çfarë justifikimi ke për 129…

Braçe: Ore do rrish tani të mbaroj unë fjalinë?

Balliu: Mbylle tani.

Braçe: Mbledhja mbyllet këtu.

Balliu: Po të fala mbylljes e kujt të dush, përgjigju këtyre letrave këtu.

Braçe: Nuk bëhet më mbledhje sa herë të jesh ti, e thjeshtë.

Balliu: Më e lehtë është, më shumë shanse ka që unë të hyj këtu brenda se sa të hysh ti.

Braçe: Ja e shofim, pa merak, e shofim.

 

 

Debati Brace- Balliu on Vidnews.

Article Logic
Execution time: 0.0016679763793945