INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni i Etikës merr në shqyrtim dosjen “Skënderbeu”

Komisioni i Etikës merr në shqyrtim dosjen “Skënderbeu”

Publikuar më: 15:18 25-05-2017

Pas “bombës” që lëshoi ish – kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, për çështjen e Skënderbeut, ditën e sotme ka reaguar edhe Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sipas asaj që shkruan SuperSport, ky komision ka programuar një mbledhje javën e ardhshme për marrë në shqyrtim dosjen “Skënderbeu”.

Bëhet fjalë për dënimin që iu dha skuadrës korçare nga UEFA që e përjashtoi Skënderbeun nga garat europiane për trukime ndeshjesh, teksa çështja përfundoi edhe në KAS që gjithashtu la në fuqi dënimin e dhënë nga Komisioni i UEFA-s.

Prej kohësh Komisioni i Etikës në FSHF e ka marrë vendimin e zbardhur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe tani ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me klubin e Skënderbeut.

Pas dënimit nga UEFA, tani i takon drejtësisë shqiptare për të thënë fjalën e saj, teksa Komisioni i Etikës do të vulosë përfundimisht çështjen e Skënderbeut teksa vendimi final do të merret në javën e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162