INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni i Venecias “dorëzohet”, Reforma në Drejtësi në “dorë” të politikës shqiptare

Komisioni i Venecias “dorëzohet”, Reforma në Drejtësi në “dorë” të politikës shqiptare

Publikuar më: 15:38 11-03-2016

Reforma në Drejtësi është çështja më e dabatuar e dy viteve të fundit në Shqipëri. Por tashmë partnerët tanë ndërkombëtarë ia lënë në dorë klasës politike shqiptare, duke i kërkuar asaj që të miratojë draftin për këtë reformë. Reforma në Drejtësi është një nga pesë prioritet kyçe për procesin e integrimit të vendit në BE. Këtë të premte, saga e rekomandimeve dhe e opinioneve të ekspertëve të Venecias ka marrë fund. Komisioni miratoi draftin përfundimtar të reformës në drejtësi duke e lënë topin në fushën e politikës shqiptare për kalimin e saj. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri përmes rrjeteve sociale.

“Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për reformën në drejtësi dhe falenderoi delegacionin e BE-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Tashmë është përgjegjësi e Parlamentit të bëjë reformën historike në drejtësinë që kërkojnë qytetarët shqiptarë”.

Ndërkohë maxhoranca dhe opozita janë të ndara për metodologjinë që duhet të ndjekin për të arritur në një draft të pranuar nga të gjitha palët. Socialistët mendojnë se përfshirja e ekspertëve është zgjidhja më e mire, ndërsa demokratët, që kanë paraqitur edhe 11 vërejtjet e tyre, kërkojnë dialog politik.

Article Logic
Execution time: 0.0018060207366943