INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni për CEZ, Shkëlzen Berisha për Ballën: Nuk betohem para një shpifësi

Komisioni për CEZ, Shkëlzen Berisha për Ballën: Nuk betohem para një shpifësi

Publikuar më: 19:08 01-02-2017

Është mbledhur sërish pasditen e sotme komisioni hetimor për CEZ. Nue Kalaj nuk është paraqitur përsëri, dhe kreu i këtij komisioni, Taulant Balla bëri thirrje edhe njëherë që ai të sillet me forcë në komision. Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha u paraqit në komisonin hetimor për CEZ, por nuk ka dhënë dëshminë. Seanca dëgjimore ka nisur me debate mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës. Balla i ka kërkuar Shkëlzen Berishës që të betohet, por ky i fundit është shprehur se nuk betohet para një shpifësi.

Balla: Betohuni se do thoni të vërtetën dhe më pas tregoni gjeneralitet.
Berisha: Çfarë do gjeneralitetet?
Balla: Po.
Berisha: I ke tek vendimi i gjykatës, padia ime ku ti je dënuar për shpifje.
Balla: Fjalën betohem e di që e ke të vështirë ta thuash.
Balla: Mësoni si funksionon parlamenti, bëni kërkesë me shkrim, drejtojani kreut të Kuvendit. Pse nuk e lini dëshmitarin të flasë. Ti bërtet pababa, duro pra! Dëshmitar betohu e më pas gjeneralitetet.
Berisha: Betimi nuk bëhet para një njeriu të dënuar për shpifje. Ti je kryetar i seancës, çohu prej andej.
Balla: S’kam asnjë konflikt as me babain tënd as me ty.
Balla: Nëse nuk bëni betimin..
Berisha: Keni konflikt interesi.
Balla: Skam asnjë konflikt interesit. Kam detyrën për të zbardhur një nga privatizimet që janë vjedhur shumë para të vendit tim. Nëse nuk bën betimin, ti largohesh prej këtu.
Berisha: Nuk bëj asnjë rast betimin. Lërja vendin një personi tjetër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111