INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni për zgjedhjen e kryeprokurorit nis pa opozitën

Komisioni për zgjedhjen e kryeprokurorit nis pa opozitën

Publikuar më: 15:52 13-12-2017

Në selinë e Kuvendit ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për zgjedhjen e kryeprokurorit. Në mbledhje ishin prezent vetëm anëtarët e mazhorancës.
Anëtarja e Komisionit, Vasilika Hysi është shprehur se do të ishte mirë të ishin të pranishëm edhe kolegët opozitës dhe për këtë ka kërkuar që të shtyhet seanca për pak më shumë se 10 minuta. E njëjta kërkesë është bërë edhe nga deputeti Bashkim Fino. Në këtë situatë kreu i Komisionit, Ulsi Manja edhe pse hodhi poshtë kërkesën e Hysit, pas ndërhyrjes së Finos vendosi të ndërpresë seancën për 15 minuta.
Kandidatë për kryeprokuror të përkohshëm janë Arta Marku, Ermira Tafani, Granit Shahu, Ferdinand Elezi, Besnik Muçi, Artur Selmani dhe Arqilea Koça.

Article Logic
Execution time: 0.0035698413848877