INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, probleme me zgjedhjet në disa zona të vendit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, probleme me zgjedhjet në disa zona të vendit

Publikuar më: 11:55 25-06-2017

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën publike të dhënat e para problematike në procesin zgjedhor për Kuvendin e ri. 160 vëzhguesit e shpërndarë në të gjithë vendi Komiteti i Helsinkut konstaton se fotografimin e fletës së votimit por gjithashtu dhe disa persona po orientojnë zgjedhësit.
Njoftimi i Komitetit të Helsinkut:
Në Qarkun e Vlorës, në QV nr. 4510, ZAZ nr.82, vëzhgues të KShH-së konstatuan fotografimin e fletës së votimit brenda dhomës së fshehtë, ndërkohë që Komisioni i Qendrës së Votimit lejoi zgjedhësin të votojë. Po në këtë qark dhe ZAZ, në QV nr. 494, në oborrin e qendrës së votimit ka persona që pyesin zgjedhësit se për cilin subjekt zgjedhor kanë votuar. Në QV 1812/1, ZAZ 34, Tiranë u konstatua prezenca e 3 personave të cilët orientonin zgjedhësit, duke disponuar listën e zgjedhësve të asaj QV se ku duhet të shkonin për të votuar. Në të dyja këto raste, KShH vëren se është shkelur vendimi Ii djeshëm të KQZ-së, dt. 24.06.2017 ku është vendosur se gjatë ditës së votimit, ndalohet qëndrimi, grumbullimi apo çdo veprimtari tjetër e personave të cilët nuk janë të parashikuar nga neni 110 i Kodit Zgjedhor, në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit, duke përfshirë edhe oborret. Në QV 4427 të po kësaj ZAZ-je, fleta e votimit, megjithëse u plotësua jashtë kutisë së fshehtë, KQV-ja lejoi votimin. Për të trija këto raste, vëzhguesit e KShH-së, në përputhje me nenin 7 të Kodit Zgjedhor bënë vërejtjet përkatëse.
Në bashkinë e Vorës, QV 1550, ZAZ 26, vëzhguesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit i është kërkuar të largohet nga ambientet e kësaj Qendre Votimi pa shkak ligjor, duke pretenduar se akreditimi duhej të bëhej nga KZAZ-ja dhe jo nga KQZ-ja. Vëzhguesja ka marrë takim me kryetarin e KZAZ-së, i cili i ka përsëritur të njëjtën gjë.
Vëzhgues i Fondacionit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, me të cilët KShH po bashkëpunon, ka konstatuar se në QV 1724/1, 1724/2, 1726 dhe 1726/1, ZAZ 32 Tiranë, është konstatuar se në korridoret e QV ndodhej një person që ndikonte tek zgjedhësit për të votuar për subjekte të caktuara. Ky person qëndroi në këto ambiente për rreth 20 minuta, por pas ndërhyrjes së KQV ai u largua.
Veç sa më sipër, në QV nr. 1919/1, ZAZ 37 Tiranë, disa zgjedhës nuk u lejuan të votonin sepse nuk e kishin emrin në listë, megjithëse se pretendonin se ishin të asaj zone. Nga monitorimi që i kemi bërë faqes së internetit të KQZ-së këto dy ditë, rezulton se nuk hapet varianti elektronik i listës përfundimtare të zgjedhësve në këtë faqe. KShH vlerëson se aksesi në listën elektronike të zgjedhësve është tepër I rëndësishëm për orientimin e zgjedhësve, të cilët nuk e kanë kontrolluar më parë emrin dhe mbiemrin e tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499