Ishte një protestë e shkallës “Donald Trump”, dhe Apple u përgjigj.
Pak kohë më parë, kur kompania bëri një update për sistemin e saj operativ (iOS), erdhi me një ndryshim tronditës: pjeshkën. Pikërisht ashtu, pjeshkën! Ata e ndryshuan mënyrën se si dukej dhe kështu nuk mund të përdorej më për mesazhe seksi apo si homazh për ju e dini çfarë. Mund të thuhet se liria e shprehjes pushoi së ekzistuari atë ditë. Pjeshkën e bënë të pavlerë, të padobishme dhe mund të përdorej vetëm kur flitej për pjeshkë të vërteta. E keni parasysh, frutin. Por tashmë agonia mori fund. Njerëzit u revoltuan aq shumë sa Apple nuk kishte zgjidhje tjetër. Riktheu pjeshkën më gjithë madhështinë e saj dhe tani të gjithë mund t’i riktheheni atyre mesazheve “të pista” dhe të shfrenoni fantazinë tuaj. Dhe në këtë rast nuk keni nevojë as të përdorni mbrojtje. Urra!