INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kompania “Lexus” na prezanton me modelin e ri “LS”[FOTO/VIDEO]

Kompania “Lexus” na prezanton me modelin e ri “LS”[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:02 03-01-2018

Historia e familjes japoneze të makinave të quajtur Lexus daton në vitin 1989.

E nisur me një synim për të konkurruar makinat gjermane, Lexusi fillimisht ishte i përqendruar në krijim e rehatisë së interiorëve të automjeteve të prodhuara duke instaluar veshje të brendshme të tapicerisë me lëkura cilësore dhe tepër fine.

Sidoqoftë 28 vite më pas, “Lexus” e ka të qartë dhe po e zhvillon me përkushtim maksimal përhapjen e automjeteve luksoze në të gjithë Europën dhe në SHBA.

Këtë fakt e vërteton më së miri modeli i ri “Lexus LS”, një veturë super-luksoze, që mund të konsiderohet si konkurrentë i denjë i modele popullore të automobilave gjermanë si Mercedes Benz S-Class, BMW seria 7 apo Audi A8.

Modeli i ri “LS” për vitin 2018, është i gjatë 5.2 metër dhe ka gjerësi prej 1.9 metër dhe është i pajisur me një motor me 6 pistona, me një vëllim prej 3400cm kub, me dy turbo, duke dhënë një fuqi maksimale prej 416 kuaj fuqi.

Modeli i ri “LS” arrin shpejtësinë 100 km/h për 4.6 sekonda.

I pajisur me disqe disqe alumini prej 20 inchësh, klientët mund të zgjedhin mes katër modeleve të disqeve që ofron kompania Lexus për modelin “LS”.

Në brendësi modeli i ri “LS” është i arreduar me lëkurë nga më cilësoret ku klientët mund të zgjedhin mes ngjyrave të ndryshme duke bërë kombinimin e preferuar me konturet dhe linjat e drurit që ndodhen në kroskot.

Mes luksit modeli i ri i Lexus-it, ofron sedilje me masazh për t’ua bërë sa më të rehatshëm udhëtimin klientëve.

Modeli “LS” është i pajisur me një ekran qëndron touchscreen me 12.3 inch dhe ka një sistem audio tepër cilësor me 12 bokse.

Klientët kanë mundësi të zgjedhin nëse duan opsionin shtesë për dy ekrane Tv prej 12 inch të vendosur për pasagjerët e ulur prapa në mënyrë që argëtimi të jetë në të gjithë automjetin.

Gjithashtu për modelin “LS”, Lexusi sjell për klientët tre versione të këtij klasi, “LS 500”(modeli bazë), “LS 500 F SPORT” dhe “LS 500 Hybrid”

Çmimi fillestar për të blerë modelin e ri të “Lexus LS 500” është 82 mijë euro duke shtuar koston për të gjithë opsionet shtesë që kompania ka vënë në dispozicion në bazë të preferencave të klientëve.

aer_923.PNG

aseui_90q23.PNG

aweor_u9023.PNG

q4er_902u390.PNG

aerfi_23.PNG

aeofj_09q23.PNG

opwear_923.PNG

aej_fr-23.PNG

aepfi_023-_2q3.PNG

aerfi_230_q23.PNG

aerofu_234.PNG

q34oru_9023.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039191246032715