INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kompania Microsoft shton sigurinë për politikanët

Kompania Microsoft shton sigurinë për politikanët

Publikuar më: 14:53 21-02-2019

Kompania Microsoft ka njoftuar se do të shtojë shërbimin ''AccountGuard'' për sigurinë kibernetike, i cili do të përdoret në 12 tregje të reja në Evropë, duke përfshirë, Gjermaninë, Francën dhe Spanjën. Synimi i AccountGuard është që të mbrohen politikanët nga vjedhja e të dhënave.

Kompania ka thënë së fundmi se kanë vënë re sulme kibernetike, të cilat kanë ndodhur në periudhën shtator-dhjetor të vitit të kaluar, duke shënjestruar punonjësit e Këshillit gjerman për Çështje të Jashtme dhe zyrat evropiane të Institutit Aspen.

Sulmet kanë patur si synim hakërimin e 104 llogari të punonjësve në Belgjikë, Francë, Gjermani, Poloni, Rumani dhe Serbi dhe besohet se kanë ardhur nga një grup i quajtur, Strontium.

Shërbimi AccountGuard tani do ofrohet në Suedi, Danimarkë, Holandë, Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani, Portugali dhe Sllovaki.

Këto masa po merre dhe për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të majit në Parlamentin Evropian. Zyrtarët gjermanë janë duke tentuar të rrisin sigurinë kibenetike, në mënyrë që të pengojnë ndonjë ndërhyrje në të dhënat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0042009353637695