INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kompania “Nazeri” nxjerr sërish para me thasë nga Rinasi [VIDEO]

Publikuar më: 09:06 14-07-2016

Edhe pse vetëm pak ditë më parë “Nazeri 2000” u grabit ditën për diell nga persona të armatosur, kompania e sigurisë vazhdon të transportojë para me thasë.

Një tjetër video e siguruar nga Newsbomb.al, realizuar vetëm dy ditë më parë tregon se si thasët me para vijojnë të dalin nga Shqipëria nëpërmjet aeroportit të Rinasit ndërsa kushtet e sigurisë duket që nuk kanë asnjë përmirësim.

Pranë thasëve qëndrojnë dy punonjës veshur me jelekët identifikues, njëri kryen trasnportin dhe personi tjetër inventarin. Kompania “Nazeri 2000” u grabit në pistën e aeroportit nga persona të paidentifikuar ende. Ndërsa shuma e parave të grabitura që i përkiste bankës "Raiffeisen" është rreth 3 milion euro, megjithëse ka zëra që thonë se shkon deri në 30 milion euro.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916