INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kompanitë punësojnë gruan në të majtë. Motivi do t’ju shokojë [FOTO]

Kompanitë punësojnë gruan në të majtë. Motivi do t’ju shokojë [FOTO]

Publikuar më: 10:50 16-09-2016

Sipas një studim të ri ka rezultuar se femrat e holla janë më të preferuara për tu punësuar. Por nuk ishte e njëjta pikëpmaje kur vinte puna tek meshkujt. Hulumtuesit  thanë se rezultatet ishin thellësisht shqetësuese. Ata mendojnë se  mjaftojnë vetëm disa sekonda që punëdhënësi të vendosë për t’iu punësuar duke u bazuar në paraqitjen tuaj.

Femrat  me linja të holla trupore kanë më shumë mundësi punësimi sesa  homologet e tyre me forma të mbushura trupore.

U vendosën përballë dy imazhe; burri dhe gruaje dhe u pyetën njerëzit se cilin kishin gjasa të punësonin?

Gruaja e parë kishte fytyrë të mbushur  me një qafë të trashë ndërsa e dyta një fytyrë më të hollë.

Çdo imazh i modifikuar iu prezantua pjesëmarrësve për të kërkuar se cilin  ata kishin më shumë gjasa për të punësuar ( studiuesit përfshinë edhe imazhet e burrave dhe grave me tatuazhet dhe Piercings për të provuar për paragjykime të tjera ) .

Rezultatet treguan se njerëzit ishin më të prirur  për të punësuar gruan e hollë sesa  të mbushurën, por e njëjta gjë nuk ndodhte për burrat.

Duke diskutuar  ata thanë se rezultatet ishin " thellësisht shqetësuese " nga pikëpamja e barazisë gjinore në vendin e punës.

Shkencëtarët thanë se këto rezultate tregojnë mjaft qartë se gratë janë në disavantazh të dukshëm në krahasim me burrat në lidhje me " kapitalin gjinore fizik”.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se sado mbresëlënëse të jenë arritjet e tyre arsimore ose eksperiencat e tyre  të punës , gratë  janë më të predispozuara për t’iu sabotuar shpresat e tyre duke u bazuar mbi një vlerësim të gabuar mbi pamjen dhe bukurinë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146