INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kompensohen plotësisht fermerët në Durrës [FOTO]

Kompensohen plotësisht fermerët në Durrës [FOTO]

Publikuar më: 11:28 21-03-2017

Të gjithë blegtorët që humbën lopët nga sëmundja Dermatoza Nodularë në Qarkun e Durrësit janë kompensuar. Ministri i Mjedisit Lefter Koka me përfaqësues të Drejtorisë Bujqësore Durrës dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpërndanë sot pjesën e dytë dhe të fundit të lopëve duke kompensuar plotësisht 75 blegtorët e Qarkut Durrës, brenda një kohe mjaft të shkurtër.
Defter Koka:
“Sot është sasia e dytë e lopëve që shpërndahen në qarkun e Durrësit dhe gjej rastin të falënderoj Ministrinë e Bujqësisë që punoi intensivisht për parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe veprimin në një kohë shumë të shkurtër, për kompensimin e dëmit të krijuar. Ky është një premtim i mbajtur i Ministrisë së Bujqësisë për t’ju kompensuar gjedhët e humbura”.
Ditën e sotme u shpërndanë 45 lopë të racës daneze ndërsa një ditë më parë u shpërndanë 30 krerë në karantinën e Shijakut. Të gjithë krerët janë të pajisur me certifikatat biologjike për të ditur origjinën dhe mënyrën sesi do të trajtohen në të ardhmen. Sipas certifikatës së tyre biologjike çdo lopë prodhon nga 17 deri në 20 litra qumësht në ditë dhe kanë një sasi më të vogël të ushqimit se racat e tjera.

lefteri.png

leftero.png

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879