INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kompjuteri fshin mendimet. Ekspertët: Kujdes nga aplikacionet e reja [VIDEO]

Publikuar më: 17:48 26-04-2017

Ekspertët paralajmërojnë rrezikun që vjen nga kompjuterët e rinj të cilët mund të fshijnë mendimet pa djeninë tonë. Dy studiues mjekësorë kanë kërkuar krijimin e ligjeve të reja për të siguruar të drejtën e njerëzve. Sipas tyre përparimet teknologjike të kompjuterëve mund të lexojnë mendimet tona dhe kjo nënkupton se privatësia është nën kërcënim. Gjatë një eksperimenti, studiuesit ishin në gjendje të lexonin mendjet e njerëzve për të treguar me saktësi 70 për qind nëse ata planifikonin të shtonin ose zbritnin dy numra. Facebook gjithashtu kohët e fundit zbuloi se po punon në mënyrë të fshehtë me teknologjinë për të lexuar mendjet e njerëzve në mënyrë që ata të mund të shkruajnë vetëm duke menduar. Pajisje të tilla lënë rrugë për abuzime në një shkallë të frikshme, bënë të qartë akademikët. Ata paralajmëruan se "sulmet e dëmshme të trurit" dhe "përdorimet e rrezikshme të neuroteknologjisë mjekësore" mund të kërkojnë një ri përcaktim të idesë së integritetit mendor. Kompanitë e konsumatorëve po përdorin imazhe të trurit për të kuptuar sjelljen e konsumatorit dhe për të nxjerrë përgjigjet e dëshiruara nga konsumatorët. Ka edhe mjete të tilla si 'dekoduesit e trurit', të cilat mund t'i kthejnë të dhënat e imazhit të trurit në imazhe, në tekst ose në zë. Ekspertët paralajmëruan se teknikat ishin aq të sofistikuara sa që mendjet e njerëzve mund të lexoheshin ose të ndërhynin pa dijeninë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0028300285339355