INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kompleksi i Napoleonit më se i vërtetë, si sillen burrat e shkurtër

Kompleksi i Napoleonit më se i vërtetë, si sillen burrat e shkurtër

Publikuar më: 11:30 13-05-2018

Tashmë edhe shkenca e rikonfirmon burrat e shkurtër janë më agresivë dhe kjo vjen pasi ndihen inferior për pamjen e tyre.

Gjatë një testi të realizuar nga shkencëtarët u vërtetua ehde një hipotezë e tillë.

Dy burrave të gjatësive të ndryshme iu dha një shumë e caktuar parash që duhet t’i jepnin një rivali. Ajo që u vu re ishte se burrat e shkurtër kishin sjellje më aggressive ndaj testeve psikologjike.

Dhe kjo bindi psikologët për fenomenin e njohur deri më tani, kompleksi i Napoleonit.

Zbulimet u realizuan nga kërkuesit në Universitetin e Holandës.

Një grup prej 42 vullnetarësh u morën në studim u ndanë në çidte dhe u lejuan të takoheshin me kundërshtarët e tyre. Atyre iu dha një kohë e shkurtës për t’I vlerësuar para se të çoheshin në dhoma të ndara.

Secilit prej tyre iu dha një sasi e vogël e parave, në formën e 18 letrave me vlerë prej 7.36 denarë.

Pastaj u pyetën se sa do të donin të mbanin për vete, dhe sa të linin për kundërshtarin e tyre.

Burrat më të shkurtër në studim (1.7m), mbajtën mesatarisht 14 letra. Burrat më të gjatë mbajtën vetëm nëntë.

Studimet kanë treguar se njerëzit e gjatë janë më të pasur, më të suksesshëm në punë, janë më të shëndetshëm dhe madje janë edhe më të suksesshëm në dashuri sesa personat e shkurtër

Edhe sipas statistikave nga 1916 politikanët, aktorët e gjatë kanë qënë më të suksesshëm. Psh në SHBA kanë fituar presidentët e gjatë kundrejt atyre të shkurtër

Dhe sipas studimeve njerëzit e shkurtër janë të prirur të bëhen kriminelë, dhe kanë tendencën të jenë më pak të lumtur dhe nuk jetojnë gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391