INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komplot kundër presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë? Meta jep përgjigjen për Gent Cakajn

Komplot kundër presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë? Meta jep përgjigjen për Gent Cakajn

Publikuar më: 21:41 17-01-2019

Presidenti Meta ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me vendimin që cilësohet si anti-kushtetues nga mazhoranca, për dekretimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm. Moderatori Ylli Rakipi shkoi më tej duke i thënë se mediat e cilësojnë këtë veprim të tijin si një komplot kundër presidentit Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë.

“Nuk kam absolutisht asgjë me presidentin Thaçi apo kryeministrin Rama. Janë teorira absurde Shumica ka të drejtë ta propozojë por ka edhe një institucion kushtetues. Ai është edhe në shërbim të vendit dhe të gjithë shqiptarëve.”

Presidenti i Republikës ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet të ishte konsultuar me presidentin për emrat e ministrave të rinj para se t’i emëronte. Meta u shpreh se Presidentit i është kërkuar takim 8 ditë, pasi ministrat ishin emëruar nga Rama.

“Kam bërë përpjekje bashkëpunuese, por kryeministri nuk ka bërë të njëjtën gjë.”

“Deputetët dhe ministrat i kanë cilësitë të njëvlershme. 5 emra kanë qenë mjaft të njohur për mua dhe i kam dekretuar menjëherë pasi janë personazhe të jetës tonë publike. Për Gent Cakajn kam pasur dyshimet e mia jo për personin, por për detyrën.”

“Presidenti ka një rol mjaft të rëndësishëm në politikën e jashtme. Kemi pasur mosmarrëveshje dhe me ministrin e mëparshëm të jashtëm, por kryeministri në këtë rast i ka dhënë të drejtë presidentit. Ai tha se i është referuar vetëm Kushtetutës për vendimin në lidhje me Gent Cakajn”

“Unë e kam me pozicionin. Janë disa çështje shumë të nxehta në diskutim që janë nën varësinë e Ministrisë së Jashtme dhe nuk mund t’i bëj publike, por janë mjaft delikate dhe nuk besoj se personi në fjalë ka përvojën dhe njohuritë e duhura për këtë. Ai ka vetëm 11 muaj si shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe dyshimi im qëndron tek këto pika.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0044560432434082