Komisioni Evropian ka propozuar, heqjen e vizave për kosovarët në vendet e BE. Propozimi iu dërgua Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
Komisioneri për Migrim dhe Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos ka argumentuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga udhëzuesi për liberalizim të vizave.
“Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë, duke ndikuar në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi, ” tha Avramopoulos.
Ai është shpresëplotë, që edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli, do ta miratojnë propozimin.