INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komuna e Parisit në ''shtetrrethim''

Komuna e Parisit në ''shtetrrethim''

Publikuar më: 15:58 04-05-2019

FNSH dhe RENEA gjatë një aksioni të zhvilluar në Komunën e Parisit në Tiranë kanë vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve pjesë e një grupi kriminal në Shkodër.

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar sqaron se në kuadër të operacioni "Kompleski" u arrestua Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Policia thotë se 33-vjeçari Bregu, i cili jetonte në një banesë të marrë me qira në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë ishte dënuar me 4 vite burg për kultivim droge.

 Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.  

Materialet  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme,  për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898