INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komunat e veriut të Kosovës do drejtohen nga serbët! Emrat e fituesve...

Komunat e veriut të Kosovës do drejtohen nga serbët! Emrat e fituesve...

Publikuar më: 08:24 20-05-2019

Shpallet rezultati i zgjedheve në komunat veriore të Kosovës. Lista Serbe ka fituar në katër komunat, Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Për këtë fitore ka folur dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai theksoi se ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të serbëve. Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e quajti procesin një traditë të zgjedhjeve të suksesshme, ndërsa kryeministri Haradinaj tha se qytetarët treguan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në fakt zgjedhjet në zonat e ashtëquajtura “të nxehta” ishin të qeta. Po në votimi shkuan më pak se gjysma e banorëve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se mbi 42%, apo rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar morën pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Ishin tri subjekte politike që garuan me kandidatët e tyre për kryetar komunash, Lista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Rezultatet e plota të votimit në veriun e Kosovës:

Mitrovicë e Veriut:
Lista Srpska: Goran Rakiç me (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës: Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje: Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:
"Lista Srpska" Srxhan Vulloviç me (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës: Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje: Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviç:
"Lista Srpska": Zoran Todiq (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës: Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje: Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan:
"Lista Srpska": Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje: Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës: Ilir Peci (1.4%)

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322