INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konçensionet në shëndetësi po bëjnë “namin”! Fitimet marramendëse...

Konçensionet në shëndetësi po bëjnë “namin”! Fitimet marramendëse...

Publikuar më: 10:20 07-09-2018

Konçensionarët në shëndetësi kanë fitime marramëndës. Tre nga më të mëdhenjëtë kanë shtuar në buxhetin e tyre vetëm për 1 vit afro 2 milionë euro. Sipas tatimeve, vetëm Check-Up ka fituar në 2017, 750 mijë euro pas kryerjes të mbi 310 mijë kontrolleve dhe analizave të popullatës. Ndërsa koncensioni i sterilizimit të instrumentave kirurgjikale ka fituar 680 mijë euro.

Edhe kompania që ofron shërbimin e dializës nëpërmjet koncesionit në 5 qendra pranë spitaleve, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan ka fituar afro 600 mijë euro. Po në një shëndetësi shumë pak të financuar a është normale të shpenzohet kaq shumë për palët e treta? Në fakt prej kohësh dhe politika, por dhe ekspertë nuk kanë qënë dakord me dhënien e kaq shumë parave për privatët, me argumentin se buxheti për shëndetësinë është shumë i ulët afro 2.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Me këtë buxhet, shëndetësia shqiptare është më pak e financuar se të gjitha vendet e Europës. E në një studim të Bankës Botërore thuhet se shqiptarët paguajnë nga xhepi 50% të kostove të shërbimeve shëndetësore dhe kjo rezulton si një vlerë shumë e lartë. Ndaj dhe shqiptarët paguajnë nga xhepi për shëndetësinë më shumë se të gjithë europianët e tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711