INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koncensioni 217 mln euro. Qeveria hap tenderin për rrugën Milot-Balldren

Koncensioni 217 mln euro. Qeveria hap tenderin për rrugën Milot-Balldren

Publikuar më: 14:39 24-07-2018

Qeveria hapi zyrtarisht tenderin për koncesionin e tretë të madh të programit 1 miliard euro. Pas Rrugës së Arbrit dhe autostradës Thumanë-Kashar, projekti i radhës që do të jepet me koncesion është rruga Milot-Balldren. Vepra do të ndërtohet me fondet e vetë kompanisë private dhe më pas qeveria do e paguajë atë me këste për 13 vjet. Vlera e parashikuar e projektit arrin në 161.5 milionë euro, ose rreth 20.187 miliardë lekë. Ofertat do të priten deri më datën 14 Shtator, ndërkohë që e avantazhuar në garë do të jetë shoqëria “A.N.K”, e cila ka marrë bonusin prej 8.5% pas kryerjes së studimit të fizibilitetit për këtë propozim të pakërkuar. Fondi për fituesit do të shpërndahet në një distancë të gjatë kohore, ndërsa pagesa e parë e këstit ndaj koncesionarit do të bëhet vetëm kur ai të ketë përfunduar një pjesë të punimeve. Autostrada e re do të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A, me një gjatësi rreth 17.2 kilometra, me 6 korsi nga të cilat dy janë të emergjencës. Ndërsa rrugët sekondare ndërlidhëse që do të ndërtohen kanë një gjatësi totale prej 9.5 km. Ky investim pritet t’i japë një zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimin me Shëngjinin si dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në superstradën Shkodër –Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709