INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Konçensioni i pullës a do rritë çmimin e ilaçeve? Ekspertët shpjegojnë për IN News...[VIDEO]

Publikuar më: 13:15 02-10-2017

Pacientët do të përballen me një rritje tjetër të çmimit të medikamenteve. Shkak do të jetë dhënia me konçension e pullës së sigurisë. Sipas ekspertëve të farmaceutikës, kjo do të ndikojë negativisht tek konsumatorët. Po dhe me çmimet aktuale të sëmurët sidomos ata kronikë, thekson Denisa Vrapi nuk i përballojnë dot kostot e ilaceve. “Nëse pulla reflekton në çmimin e barnave ne s'jemi dakort, pasi dhe tani ka patur raste që të sëmurët nuk i marrin të gjitha ilaçet e recetës,” tha Vrapi në një intervistë për IN News.
Në fakt ekspertët theksojnë se herë pas herë janë përballur me mungesë ilaçesh për pasojë të sëmurët nuk i kanë marrë dot ato në kohë për arsye se ka vonesa në printimin e pullës.
“Kemi dy tre vjet që kemi patur probleme me pullat, dalin me vonesë,” sqaron Denisa Vrapi.
Një çmim më i lartë ilaçesh do të dëmtojë gjithashtu dhe vetë farmacistët, pasi do të kenë më pak fitime dhe për shkak të numri të lartë dhe pa kriter të subjekteve faramceutike.

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666