Mesa duket Elvana Gjatës nuk i ndahet shpirti nga Kosova. Këngëtarja ka treguar se ka një dashuri të veçantë për këtë vend dhe mesa duket aty ka edhe disa nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë.
Ditën e sotme ajo ka publikuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka ndarë me të gjithë ndjekësit, si e ka gjetur dreka e kësaj të diele.
Në foto shihen miqtë e këngëtares si Valdrin Sahiti, Alaudin Hamiti dhe shumë të tjerë prezent, të cilët kanë shijuar drekën pranë tryezës dhe rrezeve të diellit që depërtojnë në shtëpi.
“Këtë herë me kokën lart @vladrinsahiti por prapë duek ngrënë. E diela, me pjesëmarrjen e veçantë të...” – ka shkruar Elvana poshtw fotos pranë miqve të saj dhe nën praninë e rrezeve të diellit ku duket se po kalojnë një kohë shumë të mirë.
Në tryezë shihen gatime tradicionale dhe plot buzëqeshje, aq të merituara për këngëtaren, e cila dhuroi një performancë fantastike në koncertin e pavarësisë.