INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koncesionari i ri offshore i Rinasit arrin fitime rekord në 2016

Koncesionari i ri offshore i Rinasit arrin fitime rekord në 2016

Publikuar më: 12:08 20-06-2017

Tirana International Airport , që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, ka publikuar bilancin e vitit 2016.
Sipas të dhënave të publikuara, fitimi bruto i Tirana International Airport në vitin 2016 arriti në 2.3 miliardë lekë, ose rreth 17 milionë euro, me një rritje prej gati 16% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i fitimit që TIA ka arritur në vitin 2004, kur ka filluar aktivitetin në Shqipëri.

Të ardhurat ishin 5.3 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 7.5%. Sipas shpjegimit të bilancit, të ardhurat operacionale kanë të bëjnë me të ardhurat nga veprimtaria aeroportuale dhe shërbimet jo­aeroportuale që i bëhen kompanive ajrore.

Norma e fitimit arriti në 44%. Kjo nënkupton që vitin e kaluar nga 100 lekë të ardhura, që TIA ka marrë nga taksat që ajo u ngarkon kompanive ajrore që fluturojnë nga Aeroporti i Rinasit, 44 lekë kanë shkuar si fitim për koncesionarin.

Marzhi i fitimit ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2015, ai ishte 41% dhe në 2013-n 35.5%, duke e bërë koncesionarin e aeroportit një prej kompanive më fitimprurëse në Shqipëri.

Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20-vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0032699108123779