INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konferenca e përbashkët/ Rama tha që meritojmë hapjen e negociatave, Juncker: Nuk kam datë konkrete, rregulloni problemet me fqinjët

Konferenca e përbashkët/ Rama tha që meritojmë hapjen e negociatave, Juncker: Nuk kam datë konkrete, rregulloni problemet me fqinjët

Publikuar më: 20:00 25-02-2018

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, zhvilluan një takim dypalësh në Tiranë, në ambientet e kryeministrisë. Pas takimit, Rama dhe Juncker dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rama falënderoi Presidentin e KE për vizitën e tij në Tiranë dhe theksoi se Shqipëria e meriton votën pro çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Rama falënderoi Presidentin e KE për vizitën e tij në Tiranë dhe theksoi se Shqipëria e meriton votën pro çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Më lejoni të falënderoj përzemërsisht presidentin e Komisionit Europian, Jean Cloud Juncker, për këtë vizitë, që vjen pak kohë përpara momentit të vendimmarrjes për rekomandimin e Komisionit Europian ,për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe pak kohë pas publikimit të planit të zgjerimit të Bashkimit Europian, që përbën një bazë për të gjitha vendet e rajonit tonë.
Pata mundësinë dhe privilegjin që ta informoj nga afër presidentin ,për ecurinë e reformave dhe zhvillimin e Shqipërisë, në rrugën drejt afrimit përditë me Bashkimin Europian, por edhe sjelljen si një aktor nxitës i marrëdhënieve të mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit të rajonit.

Çelja e negociatave të anëtarësimit është rekomanduar që në nëntor, duke nënvizuar çuarjen përpara të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretisht të procesit të Vettingut. Në momentin e daljes së atij rekomandimi, ne nuk kishim kaluar ligjin, gjë që tani e kemi bërë dhe nuk kishim nisur punën konkrete për Vettingun, gjë që po ndodh. Sot ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës, që janë tërhequr nga procesi i Vettingut, pra që nuk do të jenë më pjesë e sistemit gjyqësor, një tregues i qartë që Vettingu ka filluar të funksionojë si një shtysë e fuqishme drejt realizimit të një sistemi drejtësie të ri dhe të pavarur.

Presim në javët në vazhdim edhe çeljen e çështjeve konkrete dhe rezultatet konkrete nga ana e komisioneve të Vettingut. Gjithashtu kanë ndodhur edhe gjëra të tjera të rëndësishme. Ka hyrë në proces operacioni ndërkombëtar kundër krimit dhe trafikut, Forca e Ligjit. Ka hyrë në proces një transformim rrënjësor në marrëdhëniet e drejtësisë me qytetarët, përmes ndryshimit të prokurorit të përgjithshëm dhe çeljes së një sërë dosjesh, që prej kohësh flinin në Prokurori. Vendosmëria jonë mbetet e palëkundur, pasi e dimë se reformat dhe Vettingu, janë të domosdoshme dhe të detyrueshme, sepse i kërkon Shqipëria dhe ia kemi borxh gjeneratës tjetër, pra jo thjesht për integrimin europian.

Integrimi në Bashkimin Europian është një përpjekje për të ndërtuar Shqipërinë Europianë këtu në vendin tonë. Dua ta përsëris se besoj fort se e meritojmë rekomandimin e plotë dhe të pastër dhe besoj se vendet anëtare do t’i përgjigjen pozitivisht votimit për hapjen e negociatave, pasi i kemi bërë me përpikëri detyrat e shtëpisë. Keqardhje që nuk ju pritëm dot me një mot tipik shqiptar dhe mesdhetar, por ju bëmë të ndjeheni si në Bruksel, me shi, gri dhe mërzi”, tha Rama në fjalën e tij.

çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.
Gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës në Tiranë për të prezantuar strategjinë e re të Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, presidenti i KE, Jean Claude Juncker tha se nuk ka ardhur për të caktuar datë konkrete për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe BE, por inkurajon Shqipërinë për të vijuar reformat. Ai tha se vendi i Shqipërisë është në gjirin e BE.

“Më duket sikur po gjej klimën e Brukselit në Tiranë. Shqipëria po vijon me progresin dhe është mbresëlënëse ky progres dhe nëse vazhdon, kjo do të lejojë që KE të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur për të bërë premtime bosh dhe të caktoj data, por unë inkurajoj Shqipërinë për të vijuar reformat, sidomos me vettingun. Unë inkurajoj Shqipërinë që të zgjidhë çështjet territoriale dhe mbështesim procesin e integrimit. Vendi i Shqipërisë është në gjirin e BE.”- tha Juncker.
Juncker tha se duhet të zgjidhen çështjet e mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe se kur Shqipëria t’i ketë plotësuar të gjitha atëherë anëtarësimi do të jetë diçka e kryer.
“Për problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhen zgjidhen sa më shpejt. Kemi një dritare mundësish të hapura dhe kjo duhet përdorur nga të dyja palët. Vendet e rajonit që kanë konflikte territoriale do të përpiqen t’i kalojnë dhe këto nuk mund të bëhen pas anëtarësimit, por para. Inkurajoj si Shqipërinë dhe Greqinë, ky është një element plus për të pranuar hapjen e negociatave. Kur Shqipëria t’i ketë plotësuar të gjitha anëtarësimi do të jetë diçka e kryer”- tha Juncker.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049