Grindja mes Taylor Swift, Kanye West dhe bashkëshortes së tij, Kim, mbushi tituj portalesh për ditë të tëra.
Madje në këtë histori u përfshi edhe mikesha e ngushtë e Taylor e cila për ti dalë në mbrojtje shoqes, thumbonte publikisht çiftin West-Kardashian.
Por duket se Karlie Kloss ka ndryshuar mendje.
Kjo pasi së fundi e ka quajtur armiken e mikeshës së saj të ngushtë, një person të bukur. Në një intervistë të dhënë për revistën “Sunday Times Style”, supermodelja e Victoria’s Secret u pyet nëse Kim ishte një person i mirë. Nuk e dimë si do ta presë këtë këngëtarja bionde e cila aktualisht është në një lidhje me Tom Hiddleston.