INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfindustria, Italia po shkel parimet e tregëtisë së lirë kur ndalon importin e shërbimeve Call Center

Konfindustria, Italia po shkel parimet e tregëtisë së lirë kur ndalon importin e shërbimeve Call Center

Publikuar më: 14:04 24-05-2017

Konfindustria ka reaguar në lidhje me Ligjin Italian për Call Centër që nuk lejon më që nga data 1 prill shitjen e paketave të shërbimeve në Shqipëri. Konfindustria i kërkon qeverisë të ndërmarrë me vendosmeri dhe sa më shpejt të gjitha veprimet e munguara të të gjitha llojeve, të parashikuara në legjislacionin ndërkombëtar, ndaj eksporteve të prodhimeve dhe shërbimeve “Made in Italy” në tregun tone. E kjo si masë balancuese reciproke ndaj ndalimit së fundmi të importeve shqiptare të shërbimit të sektorit të industrisë Call Center.
Në reagim thuhet se ndalimi “de facto’ me nismen e qeverise italiane të importit të shërbimeve Call Center nga vende të treta përfshi dhe Shqipërinë është në kundërshtim të plotë me parimet e tregtisë së lire dhe rregullave të Organizatës Botërore të Tregtise dhe marreveshjeve të integrimit të Shqipërisë me BE. Në kominkatën për media Konfindustria thekson së në thelb, kufizimi i vendosur me nismën e qeverise së Italisë për importet shqiptare të shërbimit Call Center është i njëjtë sikur qeveria e Shqipërisë të detyronte ndërmjet penaliteteve të ndryshme importuesit vendore të ndalonin dhe ose kufizonin hyrjen e prodhimeve dhe shërbimeve me çertifikatë të origjinës italiane në tregun shqiptar. Si masë ndëshkuese reciproke rekomandohet mund të konsiderohet deri edhe vendosja e taksave speciale shtesë për importet e prodhimeve dhe shërbimeve italiane ne tregun shqiptar.
 Industria e shërbimeve të ashtuquajtura Call Center në Shqipëri punëson me kontrata të rregullta mbi 25 mijë të rinj, që rrezikojnë seriozisht të humbasin vendin e punës nga masat e fundit shtrënguese të qeverise italiane. Qeveria e Italisë nëpërmjet gjobave të renda, ka kushtëzuar marrëveshjet e tipit kartel të kompanive kryesore italiane për ndalimin e importeve të shërbimit të marketingut “call center” nga vende të treta jashtë BE, ku Shqipëria është ndër më të prekurat, përfundon njoftimi zyrtar i Konfindustria.
E fakt është që rreth 8 kompani kontraktore janë tërhequr dhe nuk po dërgojnë më paketa në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152