INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohen dy raste me malarie në Tiranë. Amerikanët erdhën nga Kamboxhia

Konfirmohen dy raste me malarie në Tiranë. Amerikanët erdhën nga Kamboxhia

Publikuar më: 16:57 10-03-2018

Dy shtetas amerikanë, janë identifikuar sit ë prekur nga sëmundja infektive e malaries. Pacientët u janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Tiranë. Mjekët tregojnë se dy shtatassit e huaj kanë ardhur nga Kamboxhia ku dhe dyshohet të jenë infektuar me sëmundjen. Nga QSUT është bëërë e ditur se janë paraqitur shtatë raste të dyshuara po në fund janë konfirmuar vetëm dy. Bëhet fjalë për shtetasit amerikanë të cilët kanë dalë pozitivë nga analizat. MSH sqaron gjithashtu se gjendja e tyre është stabël. Bartësit e virusit ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe po trajtohen në QSUT. Mjekët thonë se nuk ka vend për panik në radhët e popullsisë, pasi së2mundja ëshët marr nga vendet ka qenë e përhapur malarja, ndërkohë që në vendin tonë nuk ka një rrezik të tillë. Malaria është një sëmundje infektive e shkaktuar nga pikcimi i mushkonjave. Kjo sëmundje parazitare, tipike për zonat tropikale, prek rreth 500 milionë njerëz në vit, duke shkaktuar mbi një milion të vdekur. Simptomat, dhimbjë koke, tension I muskujve të qafës, temperaturë e lartë e përhershme mund të shfaqen pas rreth dhjetë ditësh nga pickimi nga mushkonja e infektuar por edhe pas muajsh apo vitesh.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271