INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohen dy rastet e para me CORONAVIRUS në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet!

Konfirmohen dy rastet e para me CORONAVIRUS në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet!

Publikuar më: 10:34 09-03-2020

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para në Shqipëri, të personave të infektuar nga coronavirusi.Sipas ministrisë gjendja e babait dhe djalit të prekur nga Tirana, të dy në moshë madhore, paraqitet e qëndrueshme dhe pa komplikacione.
Institucioni gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr. 127 për të marrë kujdes shëndetësor.

“Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.
MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.
Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.”- thekson Ministria e Shëndetësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604