E çmund të presim tjetër përveç suksesit, kur në një projekt kinematografik janë të përfshirë dy nga ikonat e ekratit, si Mel Gibson dhe Sean Penn.
The Hollyëood Reporter konfirmon se dy aktorët kanë firmosur kontratën për të qenë pjesë e filmit “Professor and the Mad Man”, një realizim i cili do të bazohet në librin me po të njëjtin titull! Historia zhvendoset në shekullin e 19, kur një profesor i cili po merrej me përpilimin e fjalorit të gjuhës angelze në Oxford, merr më shumë se 10 mijë fjalë nga një i sëmurë mendor i cili gjendej në një azil. Duket interesante!