Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë me një djalë. Këtë e ka konfirmuar së fundmi vetë modelja, duke publikuar në rrjete sociale fotot më të ëmbla pranë vogëlushit. Në njërën ndër fotot Aurela shihet me të birin në krah, ndërsa në një tjetër duke e ushqyer me qumësht gjiri. Modelja nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër, as emrin dhe as datën e ardhjes në jetë të bebushit. Kujtojmë se Aurela ka 6 vite e lidhur me partnerin e saj, i cili quhet Alban.