Pas disa javë spekulime Microsofti ka konfirmuar çmimin e telefonit të ri Lumia 650, këtë e ka bërë të ditur përmes Windows Blog.
Lumia 650 është telefoni i katërt i Microsoftit që ka sistemin operativ Windows 10, duke ndjekur hapat e Lumia 550, 950 dhe 950 XL, vjen me një çmim prej 178 euro (200 dollarë) transmeton Koha.net. Pajisja ultra e hollë ka trup metalik me ekran 5 inç AMOLED.
Me rastin e prezantimit të tij në YouTube Microsofti ka bërë të ditur se ai është i bërë veçanërisht për biznes. Ai ka procesor Quad-core 1.3GHz Qualcomm Snapdragon 212, me 1 GB RAM.
Hapësirë memorizuese prej 16 GB, ndërsa ka kamerë kryesore prej 8 megapiksel me autofokus që incizon video me 720p në 30 fps. Kamera ballore është 5MP.
Ky telefon i mençur në tregun Evropian do të lancohet më 18 shkurt.