Këngëtari me famë botërore, Maluma anulloi pak ditë më parë koncertin, që do të zhvillonte në Tiranë për Ditën e Verës.
Shkak për këtë u bë situata alarmante e koronavirusit, i cili është përhapur në të gjithë botën.
Mirëpo, së fundmi ka qenë vetë këngëtari që ka lajmëruar një shtyrje të datës.
Ai ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij ‘11/11’, ndër to edhe koncertin që do të mbahet në Tiranë. Data e re e vendosur që koncerti të realizohet është 6 shtator 2020.
Ndërsa vendodhja vazhdon të jetë e njëjta te sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Me anë të këtij njoftimi, këngëtari është treguar shpresëdhënës duke paraprirë një normalizim të kësaj situate të vështirë deri atëherë.