Edhe pse kjo nuk përbën më ndonjë lajm surprizë duke qenë se filmi tashmë është kthyer në një sukses botëror duke qenë një film superheronjsh, por gjithsesi “DeadPool 2 është konfirmuar zyrtarisht.
Lajmi ka ardhur direkt nga CinemaCon në Las Vegas nga ku është bërë e ditur se ylli Ryan Reionolds dhe regjisori Tim Miller do të rikthehen sëbashku në këtë projekt, pas bashkëpunimit me filmin e parë i cili rezultoi të ishte një sukses i padiskutueshëm. Pas lançimit të tij të parë, DeadPool arriti të grumbullonte plot 757.300.000 $ duke e bërë atë filmin me të vlerësuar të të gjitha kohërave.
DeadPool erdhi si një rilindje në karrierën e Reynolds i cili më parë kishte luajtur një version të keq të Gavin Hood's në X-Men. Duke bërë më të mirën për mundësinë e tij të dytë, Reynolds ka marrë pjesë në promovimin e filmit ndërkohë që ende nuk është caktuar një datë lancimi për DeadPool 2.