INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KONFIRMOHET! Don Xhoni dhe Loredana bashkojnë forcat dhe paralajmërojnë: “Diçka e çmendur po vjen!!”

KONFIRMOHET! Don Xhoni dhe Loredana bashkojnë forcat dhe paralajmërojnë: “Diçka e çmendur po vjen!!”

Publikuar më: 13:30 18-09-2021

Pak javë më parë edhe pse jo e deklaruar nga vetë artistët, të gjithë po shpresonim se dy artistët, reperi Don Xhoni dhe Loredana se do të sjellin një projekt muzikor.

Ata madje ndoqën edhe njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo erdhi pasi Don ishte në një nga koncertet e Loredanës, ku kjo e fundit e fitoi në skenë teksa performonte këngën “Nëse Don”.

E gjitha nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një “Instastory” ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’, projekti më i fundit nga reperi.

Epo prisni se konfirmimi sapo erdhi!

Vetëm pak më parë, me anë të një Instastory Don Xhoni ka konfirmuar se bashkëpunimi po vjen. Teksa ka ripostuar një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij, Don Xhoni ka shkruar: “Diçka e çmendur po vjen”!

Epo konfirmimin e morëm, tani nuk na ngelet tjetër gjë, veçse të presim!!!

Article Logic
Execution time: 0.0023531913757324