INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Konfirmohet dorëheqja e 8 mjekëve! Mjeku Petrit Vargu për IN Tv, s’tërhiqemi![VIDEO]

Publikuar më: 15:47 06-12-2017

Asnjë nga 8 mjekët e urgjencës së QSUT-së nuk është tërhequr nga vendimi për të dhënë dorëheqjen. Këtë ka konfirmuar për IN Tv, një nga firmëtarët Petrit Vargu. Ai thotë se edhe pse Ministria e Shëndetësisë nxorri në media për të mohuar këtë akt shefin e urgjencës e vërteta është krejt ndryshe. “Vetëm shefi i urgjencës nuk e firmosi. Nuk tërhiqemi se kemi të drejtë,” tha Vargu. Mjeku Vargu flet dhe për mbledhjen me dyer të mbylluar ku dhe u morr vendimi që konfuzoi një ditë më parë shqiptarët. “Nuk më thirrën në mbledhjen me dyer të mbyllura. Ata që shkojnë janë njerëz të mbyllur. Mbledha ishte makiazh,” shtoi mjeku.

Po a beson Petrit Vargu se institucionet e larta shëndetësore do të marrin masa për plotësimin e kërkesave të tyre dhe ata nuk do të lënë pas 30 ditësh punë?
“Besoj se do të plotësohen kërkesat, se e bëjnë për vetë jo për ne. Po nuk është se do të zgjidhen në shëndetësi probleme të tjera dhe më të mëdha,” përfundon Petrit Vargu.
Është hera e parë që një grup mjekësh profesionistësh në vend kanë nënshkruar aktin e dorëheqjes për shkak se kushtet ku punojnë ua kanë bërë të pamundur shërbimin cilësor ndaj pacientëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652