Teksa ka zhgënjyer disi fansat e filmave të Harry Potter, J.K. Rowling autorja e librit ka dhënë një tjetër lajm të mirë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rowling i është përgjigjur thashethemeve rreth një filmi të ri "Harry Potter and the Cursed Child" duke sqaruar se bëhet fjalë thjesht për një shfaqje teatrale. E megjithatë ajo ka konfirmuar se shumë shpejt do të sjellë në ekranin e madh një tjetër triologji që do të mbajë titullin "Fantastic Beast and Where To Find Them".
Në fakt një konfirmim i tillë nuk është i pari që vjen, pasi pak kohë më parë një deklaratë rreth tyre dha për LA Times, drejtuesi i studios së filmave Warner Brothers, Kevin Tsujihara. "Fantastic Beasts and Where to Find Them" mendohet të kenë si protagonist aktorin Eddie Redmayne, ndërkohë që filmi i parë do të dalë në kinematë britanike më 18 nëntor!