Ashtu si çdo dhjetor tjetër, edhe këtë herë kanë nisur përgatitjet për Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Krah përgatitjeve po përflitet edhe për emrin e prezantuesit.
Atë e ka zbuluar ai vetë teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”. Adi Krasta ka konfirmuar se do ta drejtojë festivalin këtë vit. Madje mund të themi se vite më parë, ky festival identifikohej me emrin e tij.
“Po bashkëpunoj me Pali Kuken, një festival të 56, që unë i them dua të bëjmë ‘San Remo’ me shaka. Duam të bëjmë një festival të mirë. Me një skenografi shumë të mirë. Do bëjmë intervista të mira, me të ftuar të veçantë të mirë. Do ta prezantoj festivalin me shumë njerëz.”-u shpreh Krasta.